E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ U ekzekutua teksa kthehej në banesën e tij, ky është Entjan Nikulaj

Ky që shikoni në foto është Entjan Nikulaj, viktima e të shtënave me armë zjarri në Lezhë. Autorët e atentatit që i mori jetën, i zunë pritë teksa ai kthehej për në banesën e tij. Ndonëse mbërriti me shenja jetë në spitalin e Lezhës, Entjan Nikulaj, nuk mundi t’iu mbijetonte plagëve të marra.

Autorët u larguan me një automjet tip “BMW”, targat e të cilit rezultojnë të denoncuara si të vjedhura.

Viktima është djali i xhaxhait të biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili po ashtu u ekzekutua disa muaj më parë në një atentat mafioz, në biznesin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›