E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTO-VIDEO/ Autor i plagosjes në Durrës, pranga 30-vjeçarit

Policia e Tiranës ka arrestuar 30-vjeçarin Kid Kazazi, banues në Kavajë, i cili ishte i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 31-vjeçar, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Sekuestrohen dy dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, municion luftarak dhe një automjet.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›