E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO/ Zjarri në një pikën e përpunimit të hekurit në Fllakë të Durrësit del jashtë kontrollit, zona mbulohet nga tymi i zi! Dëgjohen dhe shpërthime

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme (30 shtator) në një pikë grumbullimi skrapi në zonën e Fllakës, në Durrës.

Subjekti shërben për përpunimin dhe trajtimin e materialeve të hekurit.

Situata ka dalë nga kontrolli prej më shumë se një ore, ku dallohen shtëllunga të mëdha tymi që mbulojnë zonën, tym i zi dhe flakë të fuqishme.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Nqë ambiente dëgjohen edhe shpërthime që vijnë për shkak të materialeve atje. Por nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›