E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOALBUM/ Rama ndan momente nga takimi me pensionistët e Fierit: Bashkë drejt 2030-ës

Pas përfundimit të takimit me pensionistët në Fier, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook një album me foto nga momentet që nuk u panë ditën e sotme.

Krahas fotove, shefi i qeverisë rikujton edhe njëherë angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe Partisë Socialiste për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.

Edi Rama: Vijojmë Diskutimin e Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë2030 me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.

Kreu i qeverisë, ditën e sotme ndodhej në Fier së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar. Ai shpjegoi se pse qeveria e ka ndërmarrë këtë nismë për të mbështetur të moshuarit tani dhe jo më herët.

“Tani i kemi mundësitë. Ekonomia është rritur duke na lejuar ne të mendojmë mbi këtë plan”, tha Rama.

Në takimin me pensionistët e qarkut Fier, Rama njoftoi se çfarë ka në plan qeveria të bëjë për këtë kategori.

“Po mendojmë që bonusi të jetë më i lartë se ky që është aktualisht. Ky bonus do të jetë i menjëhershëm, por ne duam që ta kemi dhe të përhershëm. Do ketë një fond që do e lëmë mënjanë çdo vit për pensionistet. Kemi një projektim për një rritje graduale të pensioneve në mandatin e ardhshëm. Ndërkohë po punojmë edhe për një tjetër masë. Që të lidhim rritjen ekonomike me pensionistët.”, theksoi kreu i qeverisë./vizionplus.tv 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›