E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTOLAJM / 54 vite më parë, kur Simfonia No. 9 e Beethoven luhej në Tiranë

Sot shënohet 200-vjetori i Simfonisë së 9 të Ludwig van Beethoven, muzikë e cila njihet edhe si himni i Bashkimit Evropian.

Në këtë ditë të shënuar për artin botëror, në redaksinë e JavaNews ka mbërritur foto e mësipërme. Ajo tregon Orkestrën e Teatrit të Operas dhe Radiotelevizionit Shqiptar në vitin 1970.

Krahas muzikës, simfonia është interpretuar edhe nga kori i Teatrit të Operas dhe i Institutit të Lartë të Arteve. Më konkretisht nga solistet Nina Muka, Rozmari Jorganxhi, Gaqo Çako, Avni Mula nën drejtimin e dirigjentit Rifat Teqja.

Udhëheqës artistik Zhani Ciko e përkthyes Robert Shvarc.

Koncerti në fjalë kishte si drejtor Koço Vasilin dhe një skenografi nga Shaban Hysa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›