E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM / Ish-krerët e UÇK-së u dënuan, qytetarët shpërthejnë në lot në Prishtinë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar ditën e sotme katër ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin – me një total prej 81 vitesh burgim.

Në Prishtinë, qytetarët e mbledhur në pritje të vendimit e kanë marrë lajmin me lot në sy, ndërsa menjëherë pas shpalljes kanë nisur edhe protesta masive në shenjë kundërshtimi. Mes thirrjeve “Marre”, turma e cilësoi vendimin si të padrejtë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Pas momenteve të para të tensionuara, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në respekt të situatës, përpara se të vijonin bashkërisht një marsh nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›