E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM / Protestuesit, breshëri vezësh ndaj makinës së Taulant Ballës

Automjeti i kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është goditur me vezë teksa ai po largohej nga ambientet e Kuvendit pas përfundimit të seancës plenare.

Ngjarja ndodhi në momentin kur Balla po hipte në automjetin e tij, ndërsa në zonë ndodheshin protestues të mbledhur jashtë Parlamentit.

Disa prej tyre hodhën vezë në drejtim të makinës së ministrit, duke e goditur atë.

Incidenti ndodhi në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›