E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Gaz lotsjellës, zjarr e molotov! “Kur pushteti vesh paruken…”, revolta e studentëve nëpërmjet fotografive në protestën e 19-të kundër Ramës

Zjarr, gaz lotsjellës, molotov, ujë me presion është shoqëruar protesta te Ministria e Arsimit. Në revolti pati momente tensioni, ndërsa protestuesit hodhën gurë e molotov drejt policisë. Efektivë të policisë u përgjigjën me gaz lotsjellës, dhe ujë me presion.

Ditën e sotme ishte thirrur edhe protestë nga Partia Demokratike e cila marshoi nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, për t’ju bashkuar studentëve. Por studentët u shprehën të qartë se nuk pranojnë as kreu e PD Sali Berisha dhe as deputetë të PD, në protestë, duke nënvizuar se kauza e tyre mbetet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta e studentëve u shoqërua edhe me disa momente pikantë ku dy të rinjve u shfaqën me maskën e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut, duke ironizuar edhe thirrjet e Ramës për dialog.

Protesta është zhvendosur te Kryeministria, kur protestuesit shprehen se revolta nuk do ndalet deri në largimin e Ramës.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›