E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Në shërbim të policisë dhe nuk zbatojnë rregullat

TIRANË - Një qytetar i Tiranës dërgoi tek rubrika 'Raportoni Ju', mos respektimin e ligjit nga subjektet që punojnë për Policinë e Shtetit.

Janë dy karroatrecë, që nuk e respektojnë sensin e lëvizjes së makinave por hyjnë në kundër-vajtje duke krijuar edhe probleme në qarkullimin e makinave. 

Kjo situatë është krijuar gjatë ditës së djeshme, 10 shtator 2013. Edhe komenti i qytetarit që ka dërguar foto me email në adresën tonë është domethënës:

Meqë ne jemi në shërbim të Policisë së Shtetit mund ti shkelim rregullat e të krijojmë rrëmujë kur të duam e ku të duam, jemi bashkëpunëtorë të shtetit!

(Në foto: Karroatrecët tek Zogu i Zi duke shkelur rregullat e qarkullimit)

Redaksia online
(ac/v.gj/shqiptjarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›