E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTOLAJM/ Noka dhe Gjekmarkaj i hapin rrugën Berishës, Braçe u tregon kolegëve të PS “bishën” e Donald Trump, çfarë ndodhi në Kuvend

Seanca e sotme parlamentare përveç debateve dhe tensioneve ka edhe momente, që i bëjnë deputetët të heqin pak vëmendjen nga ngarkesa e atyre orëve live.

Në këto foto të LSA shihen disa momente pikante të ligjvënësve demokratë dhe socialistë.

Siç shihet, dy deputetët Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj i hapin rrugën Sali Berishës, kur ku i fundit çohet nga vendi për t’iu drejtuar foltores.

Në një tjetër moment, deputeti i PS, Erion Braçe shihet teksa u tregon nga telefoni kolegëve të PS, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli makinën e Donald Trump.

Ndërsa deputeti tjetër Socialist, Eduard Shalsi teksa ndodhet në këmbë në reshtin e parë në Kuvend, hedh një vështrim dashamirës ndaj ndonjë kolegu apo kolegeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›