E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTOLAJM/Clinton rikthehet në zyrë, Obama publikon foto në Twitter

SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka postuar një foto në Twitter me Hillary Clinton dhe Joe Biden.

“Foto e ditës, një moment në zyrën Ovale”, shkruan Obama bashkangjitur me foton.

Obama i ka uruar rikthimin sekretares së shtetit Hillary Clinton, pasi u trajtua disa ditë në spital pasi kishte mpiksje gjaku në tru.

Clinton është kthyer në shtëpinë e Bardhë pas tre javësh dhe ka deklaruar se nuk do të rikandidojë në postin e sekretarit të shtetit, post i cili është nominuar John Carry.

(Fotoja që ka postuar Obama në faqen e tij në Twitter)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›