E Shtunë, 31 Tetor 2026

FOTOLAJM/Makina e Berishës eparkuar para makinës së Bashës

TIRANË - Ndonëse nuk është me Kryeministër dhe kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha tenton të jetë gjithmonë i pari.

Dhe kjo nuk vihet re vetëm në deklaratat për shtyp që jep pas mbledhjes së grupit apo pas Parlamentit, por edhe mënyrën se si shoferët e Berishës parkojnë, gjithmonë para të gjithë makinave të tjera, edhe para asaj të kryetarit aktual të Partisë Demokratike, zoti Lulzim Bashës.

Gjatë mbrëmjes së të mërkurës, në selinë e re te Partisë Demokratike teksa zhvillohej mbledhja e grupit, kamera jonë ka fokusuar makinën e ish kryeministrit dhe atë të kryetarit të të djathtëve, Lulzim Bashës.

(Në foto: Makina e Berishës e parkuar përpara makinës së Bashës)

Automjeti i ish-kryeministrit, që tashmë është deputet, gjendet pak më para se ajo e Bashës.

(Në foto: Makina Kryetarit të PD, Lulzim Basha)

Redaksia Online
(v.gj/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›