E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOT- Aksident masiv në aksin Lushnjë-Fier, 6 persona të lënduar

Një aksident masiv ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnjë-Fier, pranë vendit të njohur si “Pushimi i shoferit”. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, përfshirë edhe një kamion-autobot.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i shpejtësisë së lejuar dhe rrëshqitja në rrugë për shkak të shiut të rënë pak çaste më parë. Për pasojë, rruga nacionale është mbushur me ujë, duke e bërë të vështirë kontrollin e mjeteve.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore dhe për një kontroll më të detajuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Kronika

    Të gjitha ›