E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOT- Java e modës në Sao Paulo, stilistët brazilianë shpalosin krijimet e fundit

Pasarelat e Javës së Modës në Sao Paulo kanë mbushur qytetin me stil dhe novacion, duke shfaqur koleksionet më të fundit nga stilistët kryesorë brazilianë. Ngjarja, e cila ka filluar që në fillim të javës, ka tërhequr vëmendjen e botës së modës me shfaqje në ambiente ikonike.

Disenjatorët e njohur si Gloria Coelho, Joao Pimenta, Dario Mittmann, Leandro Castro dhe Menino Rei kanë prezantuar krijimet e tyre për publikun.

Disa prej shfaqjeve më të komentuara përfshijnë:

Koleksionin e Gloria Coelho, shfaqur në stacionin e trenit Julio Prestes.

Krijimet e Joao Pimenta, të prezantuara në Bibliotekën Mario de Andrade.

Koleksionet e fundit nga Dario Mittmann, Leandro Castro dhe Menino Rei, të cilat u shfaqën të enjten, më 16 tetor 2025.

Gazetarët e Asociated Press (AP) kanë kuruar një galeri të plotë me fotot e stileve dhe tendencave më të fundit që po dominojnë pasarelat në kryeqytetin brazilian të modës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›