E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTOT | Ky është amerikani që vrau gruan, dy qentë dhe më pas u vetëvra në Tiranë

Dalin fotot e mësuesit amerikan i cili vrau një natë më parë gruan, dy qentë dhe më pas u vetëvra në banesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tij të marrë me qira ku jetonte me bashkëshorten me origjine nga Indonezia, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”. në afërsi të vendit të njohur si “Ura e Institutit”, në dalje të kryeqytetit. Viktima është identifikuar nga policia si Indah Lilis Sartika Saragih, ndërsa autori është bashkëshorti i saj, Matthew James Wertz.

Wertz mbyti me litar gruan e tij, e me pas vari dhe veten. Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i 55-vjeçarit, i cili rezulton mësues i gjuhëve të huaja në shkollë private në kryeqytet. Po ashtu të vrarë me shkop bejsbolli janë gjetur dhe dy qentë e shtetasit amerikan, siç njoftoi policia. Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›