E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOTOT/ Kryeministri Rama, surprizon aktoren Marjana Kondi, në 60 vjetorin e lindjes

Aktorja e dashur për publikun, Marjana Kondi, feston sot 60-vjetorin e lindjes. Ajo ka marrë urime dhe dhurata të shumta, por ajo që i ka tërhequr vëmendjen ka qenë surpriza e kryeministrit Edi Rama. Ka qenë vetë Marjana që e ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ dhuratën e kryeministrit me të cilin ka bashkëpunuar edhe në një film.

“Mirënjohje dhe falenderime Z.Kryeminister qe ne diten time te lindjes 60-ta ,te me respektoj me nje dhurate simbolike si shenje vleresimi per kontributin tim ne skene dhe ne kinematografi Edi Rama”, ka shkruar ajo krahas fotos, ku shfaqet me shishen e verës në duar.    Marjana Kondi u lind në Tiranë më 21 shkurt 1961. Aktore e teatrit të estradës. Ajo interpretoi disa role në kinema mes të cilëve një rol kryesor tek “Fejesa e Blertës”, si dhe disa role në telefilmat e TVSH.

FOTO/ Edi Rama surprizon Marjana Kondin në 60 vjetorin e lindjes, jaFOTO/ Edi Rama surprizon Marjana Kondin në 60 vjetorin e lindjes, jaFOTO/ Edi Rama surprizon Marjana Kondin në 60 vjetorin e lindjes, ja

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›