E Hënë, 2 Nëntor 2026

FOTOT/ Qyteti i Vlorës “vishet” kuq e zi në prag të festës së Pavarësisë

Vlora është veshur këtë të enjte me ngjyrat kuqezi, teksa qyteti përgatitet për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. 

Kudo në rrugët e qytetit shihen flamuj kombëtarë të vendosur në bulevardin “Ismail Qemali”, në Sheshin e Flamurit dhe përgjatë akseve kryesore hyrëse në qytet. 

Atmosfera festive ndihet në çdo cep të Vlorës, ndërsa dekorimet po i japin qytetit një pamje simbolike dhe historike.

Një flamur gjigant është vendosur pranë godinave në Sheshin e Flamurit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.

Nesër pritet mbërritja e autoriteteve më të larta të vendit, ndërsa edhe mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet t’i bashkohen festimeve në kryeqytetin e Pavarësisë. 

Vlora duket plotësisht gati për të përjetuar një tjetër 28 Nëntor madhështor. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›