FOTOT/ SHBA, disa të vrarë dhe të plagosur pas një sulmi me armë

Një sulm me armë ka tronditur sërish SHBA. Sipas mediave të huaja, të paktën 7 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Sulmi ndodhi në San Jose të Kalifornisë gjatë një mbledhje të sindikatës së transportit hekurudhor. Sipas të dhënave, një prej viktimave është dhe autori i sulmit, i cili u neutralizua nga forcat e policisë.