FOTOT që tregojnë dramën e të arratisurve
Rreth 60 emigrantë ilegalë- përfshi refugjatë që largoheshin nga dhuna në Siri, u mbytën kur një anije që i mbante ata u mbyt në brigjet e Turqisë.
Anija e peshkimit raportohet se kishte mbi 100 njerëz në atë kohë, shumica nga Siria dhe Iraku. Ajo u mbyt pranë Izmirit.
Disa persona që ishin në anije arritën të notojnë për në breg, 50 metra më larg, ndërkohë që të tjerët u mbytën.
Fotoja e një polumbari duke mbajtur trupin e një vajze të vogël të mbytur është bërë imazhi i këtij tmerri pa fund, tmerr që e kanë provuar edhe shqiptarët, kur janë larguar në drejtim të Perëndimit.




