E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO+VIDEO-Protestë nudo para Prokurorisë/ Vajza kolumbiane pretendoi se po i mbahet peng pasaporta për 5 gramë kokainë

Një protestë e pazakontë ka ndodhur sot në drekë përpara ambjenteve të Prokurorisë së Tiranës.

Një kolumbiane ka zgjedhur të dalë nudo në shenjë proteste, pasi sipas saj organi i akuzës i ka bllokuar pasaportën, pasi ishte kapur me 5 gramë kokainë.

Pasi vajza e re ka pritur dhe nuk ka arritur të marrë pasaportën e saj, ajo ka vendosur që të zhvishet përpara prokurorisë së kryeqytetit.

Dosja e saj është në dorën e prokurorit Elio Mazreku i cili po shqyrton çështjen.

Vajza e re ka shokuar stafin e prokurorise si dhe kalimtarët, ndërkohë që pak minuta më vonë është shoqëruar nga policia në komisariat.

Ajo është marrë në pyetje dhe pritet që të lihet e lirë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›