FRANCË – Lecornu: Misioni im mbaroi, një kryeministër i ri brenda 48 orëve

PARIS, 8 tetor /ATSH-AFP/ – Misioni im mbaroi dhe një kryeministër i ri për vendin do të propozohet brenda 48 orëve, deklaroi sot në mbrëmje kryeministri francez, Sebastien Lecornu.
Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orëve të ardhshme.
Kryeministri në largim Sebastien Lecornu i tha ”France 2”, se “shumica absolute e Asamblesë Kombëtare e hedh poshtë shpërbërjen e saj”.
”Por, misioni im ka mbaruar”, shtoi ai.
“Mendoj se një rrugë përpara është ende e mundur”, tha kryeministri në largim, duke shtuar, megjithatë, se nuk po e kërkonte sërish postin e kryeministrit.
Pas 48 orësh konsultimesh të ngushta, Lecornu mbërriti në Pallatin Elize këtë pasdite për të informuar presidentin Macron mbi kompromiset e mundshme të qeverisë me forcat e tjera politike për të shmangur një kthim në zgjedhjet e parakohshme.
Kryeministri, i cili mbërriti në pallatin presidencial pak pas orës 18:00, shkoi në studiot e ”France 2” rreth orës 20:00 për të ndarë gjetjet e tij drejtpërdrejt me publikun francez.
Megjithatë, për sonte nuk janë planifikuar fjalime nga Macron./ a.jor.