FRANCË – Macron nuk shpall emrin e kryeministrit të ri

PARIS, 5 dhjetor /ATSH-AFP-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk do të bëjë të ditur sonte emrin e kryeministrit të ri të vendit, thanë burime të afërta me pallatin presidencial.
Po sot, kryeministri Michel Barnier dorëzoi dorëheqjen.
Ndërkohë, Macron pritet t’i drejtohet sot në mbrëmje vendit, pas rënies së qeverisë së pakicës së kryeministrit Barnier.
Fjalimi vjen pasi Franca përballet me kriza të thelluara në fronte të shumta politike, ekonomike dhe diplomatike dhe pa një qeveri të qëndrueshme./ a.jor.