FRANCË – Partia e ekstremit të majtë pezullon bisedimet për formimin e qeverisë

PARIS, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Aleanca e re e krahut të majtë që fitoi zgjedhjet parlamentare në Francë përballet me një provë uniteti mbi çështjen se kush mund të bëhet kryeministër nëse arrin të formojë qeverinë.
Partia e ekstremit të majtë ”La France Insoumise” ka pezulluar konsultimet për formimin e një qeverie dhe po përplaset me socialistët e qendrës së majtë rreth emërimit të një kandidati të përbashkët për aleancën.
Për sa kohë që socialistët këmbëngulin për kandidatin e tyre dhe vënë veton ndaj kandidatëve France Insoumise, konsultimet për formimin e një qeverie do të mbeten të pezulluara.
Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë Jean-Luc Mélenchon tha se ”derisa dy partitë të arrijnë të bien dakord për kandidatët e përbashkët për postet më të rëndësishme në parlament, partia e tij nuk do të rifillojë diskutimet për asnjë temë tjetër”.
Socialistët propozuan kreun e partisë së tyre Olivier Faure si kandidatin e tyre.
”La France insoumise” i ka sytë te Mélenchon, mes kandidatëve të tjerë të mundshëm.
Megjithatë, strategu i majtë është një zgjedhje jopopullore, edhe brenda partisë së tij, për shkak të stilit të tij autokratik dhe polemik./ /os/