E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FRANCË – Të paktën 39 të vdekur nga cikloni “Chido” në Mayotte

FRANCË, 24 dhjetor /ATSH-AFP/- Numri i të vdekurve nga cikloni “Chido” në territorin francez të Oqeanit Indian, Mayotte ka arritur në 39.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme e Francës përditësoi numrin e të plagosurve në 4 136, nga të cilët 124 ishin në gjendje të rëndë.

“Puna për identifikimin e viktimave të ciklonit vazhdon, në koordinim me zyrtarët dhe shoqatat lokale”, tha prefekti i ishullit.

“Të paktën 34 operacione janë iniciuar që nga goditja e fatkeqësisë për të kërkuar të zhdukurit”, tha ministria.

Cikloni shkatërrues që goditi Mayotte pas 90 vjetësh – shkaktoi dëme kolosale më 14 dhjetor në territorin më të varfër të Francës, ku punonjësit e ndihmës kanë luftuar që atëherë – për të rivendosur shërbimet thelbësore si uji, energjia elektrike dhe rrjetet e komunikimit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›