FRD dhe aleancat, Biberaj: Jo koalicion me PS apo PD

Fryrma e Re Demokratike zyrtarizon qëndirmin e saj sa i përket ofertës së Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor. Aleksandër Biberaj, i cili është pjesë e grupit nismëtar të kësaj force politike hedh poshtë cdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PS, por edhe me Partinë Demokratike. Biberaj thotë se aleanca e vetme për zgjedhjet e ardhshme do të jetë me qytetarët shqiptarë.
Sa i përket strukturave të FRD, Biberaj konfirmon se brenda kësaj jave do të zhvillohet takimi i drejtuesve te FRD me ish-Presidentin Topi dhe më pas angazhimi i mëtejshëm konkret për konsolidimin e FRD.
Sa i përket një rotacioni politik, të artikuluar së fundi nga ish-presidenti Topi, Biberaj thotë se ka ardhur koha për një hap të tillë, por jo ndërmjet krerëve të PD e PS. Ai thotë se FRD do të jetë forcë e parë në zjedhjet e ardhshme.