E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRD prezanton programin politik

Fryma e Re Demokratike ka prezantuar pasditen e së hënës programin e saj politik, që sipas kryetarit Bamir Topi do t’u japë zgjidhje problemeve të qytetarëve që zgjasin prej më shumë se 20 vjetësh.

Fillimisht Topi ka folur për subjektin politik të drejtuar prej tij, që brenda pak kohësh u kthye nga një lëvizje në një parti konkrete, e vetmja sipas ish-kreut të shtetit që u jep shpresë qytetarëve.

“FRD brenda pak muajsh formoi strukturën e saj. FRD është sot subjekti politik më shpresëdhënës për shqiptarët. FRD hyri në skenën politike me kontributin e intelektualëve dhe shumë shpejt këtij grupi iu bashkuan njerëz të tjerë. Ky projekt politik na bëri Mjaftuan 2 dekada për uzurpimin e institucioneve. FRD është ndryshe, ajo lufton për moral politik. Ne duam ta ndryshojmë sistemin politik dhe të kthejmë demokracinë

Bamir Topi
Kryetar i FRD-së që të shtojmë kontaktet me qytetarët, prandaj FRD sot nuk është një parti e një grupi individësh”, ka deklaruar Topi.

Topi ka kritikuar uzurpimin që sipas tij u është bërë institucioneve të pavarura, ndërkohë që ka premtuar çlirimin e tyre dhe rikthimin e demokracisë në to.

“Mjaftuan 2 dekada për uzurpimin e institucioneve. FRD është ndryshe, ajo lufton për moral politik. Ne duam ta ndryshojmë sistemin politik dhe të kthejmë demokracinë”, ka nënvizuar Topi.

Ish-presidenti i Republikës ka akuzuar më tej liderët e dy partive më të mëdha, të cilët sipas tij kanë futur vendin në ngërç, ndërsa për interesat e tyre personale nuk u kursyen për të bërë marrëveshje.

“Njëri në krye të qeverisë dhe tjetri në krye të opozitës, kur kanë dashur kanë bashkëpunuar. Me një marrëveshje brenda një nate ata bënë reformën zgjedhore”, ka thënë Topi, duke theksuar se reforma në fjalë duhet ndryshuar.

“Duhet ndryshim i sistemit zgjedhor për barazinë e votës dhe ndryshim ligjor për votimin elektronik në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, duhet ndryshim kushtetues për të zgjidhur problemet dhe për të zgjedhur presidentin nga populli. Misioni i FRD-së është reforma antikorrupsion, reforma për shtetin e së drejtës dhe ndarjen e re administrative”, ka vijuar kreu i FRD-së.

“Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe ekonomisë. Ne do të ofrojmë lehtësi fiskale për bujqësinë dhe turizmin, si dhe një paketë stimuluese për biznesin e vogël. Rritja ekonomike është rruga më e mirë për rritjen e punësimit të qytetarëve”, ka shtuar Topi, duke premtuar ndër të tjera dialog për pronën private, për zgjidhjen e çështjes çame, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›