FSHF Distancohemi nga dhuna ne Lac

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit për dhunën në takimin Laçi-Kastrioti ku u godit barbarisht gjyqtari i FIFA-s Lorenc Jemini.
Sipas komunikatës për shtyp, FSHF distancohet nga këto akte dhune të ndodhura në stadiumin e Laçit dhe me çdo lloj dhune që i prish bukurinë dhe misionin një ndeshjeje futbolli.
Për këtë arsye Federata Shqiptare e Futbollit i kërkon Komisionit të Disiplinës të ndëshkojë ashpër shkaktarët e kësaj dhune duke zbatuar rregulloren përkatëse.
Goditja e gjyqtarit brenda fushës së lojës ka ndëshkime edhe më drastike se sa dënimi i stadiumit apo zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë. Masat ekstreme për këtë dhunë barbare që u shkaktua në Laç ndaj një gjyqtari mund të sjellin edhe përjashtimin e Laçit nga kampionati.
Superliga, dhunë në Laç
Skandal në Laç pas përfundimit të takimit mes Laçit dhe Kastriotit 1-1. Presidenti i ekipit të Lacit, Pashk Laskaj ka kërkuar mbylljen e kamerave.
Më pas jo vetëm ai por edhe dhjetëra tifozë kanë mësyrë mbi gjyqtarin e FIFA-s, Lorenc Jemini e lojtarët e Kastriotit.
Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, duke u munduar ta mbrojë gjyqtarin, megjithatë ka qenë e pamundur të evitoheshin goditjet që kanë vazhduar edhe në sy të policëve.
Të kontaktuar në telefon nga TCH, drejtues të policisë së Lacit nuk kanë arrestuar askënd me mungesën e denoncimit nga gjyqtarët, megjithatë edhe pse ka marrë në ruajtje aktivitetin sportiv, nuk ka respektuar kushtin e flagrances.
Edhe pse uniformat blu panë nga afër dhunën e ushtruar, ata nuk e kanë konsideruar atë vepër penale.
Pas një ngjarje të tillë nuk mund të flitet për futboll, gjithsesi sa i përket rezultatit takimi është mbyllur 1-1. Buljan shënoi për Lacin në minutën e 45-të dhe Ingako në fundin e takimit.
Ndërkohë në takimet e tjera, Teuta vazhdon serinë e fitoreve pasi ka mundur 1-2 Kamzën, ndërsa Apollonia është mundur 2-3 nga Pogradeci, brenda në Fier.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Argjentinë, “Apertura” fitohet nga Boca Juniors
Boca Juniors mundi 3-0 në stadiumin “La Bombonera” ekipin e Banfield dhe ka fituar turneun “Apertura 2011” kur duhen edhe dy ndeshje nga përfundimi i tij, duke arritur kështu titullin e 24 kampion në Argjentinë. Juventus rikthehet në krye, disfatë për Romën
Juventusi arriti të fitojë ndaj Cesenës me rezultatin 2-0 falë dy golave në pjesën e dytë të shënuar nga Marchisio dhe Vidal, nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Ndërron jetë Socrates
Ish-kapiteni i kombëtares braziliane të futbollit, Sokrates ndërroi jetë në moshën 57-vjecare. Ai u shtrua në spital të premten, në reanimacion, në spitalin San Paolo.
Inter humbet sërish
Udineze i bashkangjitet Milanit në krye të renditjes së Serisë A, pas mundi në San Siro Interin me rezultatin 1-0. Real mund Gijonin, Barca shkatërron Levanten
Real Madrid dhe Barcelona kanë shkatërruar kundërshtarët respektivë duke treguar në njëfarë mënyrë forcën përpara “El Classicos”.
Lajmet kryesore
Euro vijon dobësimin kundrejt lekut
Në fundjavë agjencitë e pranuan për 137 lekë
Prodhimi i naftës vijon rritjen
Berisha: Me Ramën rrëzuam Nanon
Rama vizitë në Maqedoni
Tragjedi në Tiranë, shuhet familja