E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF hap dyert për talentet e reja, seleksionim i hapur për vajzat

Më 28 gusht, Federata e Futbollit do të organizojë një seleksionim të hapur njëditor për vajzat futbolliste të vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Ky seleksionim u jep mundësinë talenteve të reja të prezantojnë potencialin dhe cilësitë e tyre përpara stafeve teknike të ekipeve kombëtare, duke synuar hedhjen e një hapi të rëndësishëm drejt përfaqësimit me ekipet kombëtare të moshave.

Aktiviteti do të nisë në orën 09:00 dhe do të drejtohet nga Drejtoria Teknike dhe Departamenti i Skautizmit, në bashkëpunim me trajneret e ekipeve kombëtare U-15, U-17 dhe U-19.

Nisma është pjesë e strategjisë së FSHF-së për identifikimin, mbështetjen dhe zhvillimin e talenteve të reja të futbollit të vajzave, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e tyre në strukturat e ekipeve kombëtare, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›