E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF ndëshkon Vllazninë me 50 mijë lekë gjobë, pezullime për zyrtarët e disa klubeve

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur masa disiplinore ndaj disa klubeve dhe zyrtarëve, për shkelje të rregullave gjatë aktiviteteve futbollistike.

KF Vllaznia është dënuar me 50 mijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të spektatorëve, të cilët kanë hedhur sende në fushën e lojës.

Për të njëjtën shkelje është ndëshkuar edhe KF Sopoti, ndërsa zyrtari i FC Dinamo City, Andri Cara, është pezulluar për pesë ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Me nga katër ndeshje pezullim janë dënuar zyrtari i KF Tërbuni, Mario Bytyçi, dhe zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjeve.

Ndërkohë, zyrtari i KF Laçi U-17, Naim Halilaj, është dënuar me 20 mijë lekë gjobë dhe gjashtë ndeshje pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF-ja, për sjellje josportive të përsëritur ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Sipas vendimit të Komisionit, KF Laçi ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarit të klubit.

/e.i/r.e/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›