E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF organizon turneun UEFA Women’s U-15, ndeshjet luhen në “Shtëpinë e Futbollit”

Federata e Futbollit do të organizojë turneun zhvillimor të UEFA-s për vajzat U-15, UEFA Women’s Under-15 Development Tournament, që do të zhvillohet nga data 20 deri më 25 tetor në Tiranë.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë katër ekipe kombëtare: Shqipëria, Letonia, Irlanda e Veriut dhe Rumania. Të gjitha ndeshjet e turneut do të luhen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, duke u dhënë vajzave mundësinë të përballen me njëra-tjetrën në një aktivitet ndërkombëtar zhvillimor.

Shqipëria do ta nisë turneun më 20 tetor, me ndeshjen kundër Letonisë, në orën 14:30. Vajzat do të zbresin sërish në fushë më 22 tetor, për t’u përballur me Rumaninë në orën 14:30, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajnë më 25 tetor, ndaj Irlandës së Veriut, në orën 14:00.

Kalendari i ndeshjeve

Irlandë e Veriut–Rumani

20 tetor, 11:00

Shqipëri–Letoni

20 tetor, 14:30

Letoni–Irlandë e Veriut

22 tetor, 11:00

Shqipëri–Rumani

22 tetor, 14:30

Rumani–Letoni

25 tetor, 10:30

Shqipëri–Irlandë e Veriut

25 tetor, 14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›