FSHF u shkul veshin

Gjykimi ka qenë më i kritikuari i këtyre javëve të fundit, madje nuk kanë munguar as ata që e kanë gjykuar atë faktor determinant në shpërthimin e shumë incidente të dhunshme në fushat shqiptare.
Kjo ka bërë që drejtuesit e lartë të FSHF-së t’u tërheqin veshin “bluzave të zeza”. Në ambientet e organit më të lartë të futbollit në vendin tonë, është zhvilluar dje një mbledhje mes drejtuesve kryesorë të FSHF-së dhe gjyqtarëve, ku u është kërkuar me shumë kujdes për javët e fundit të kampionatit, me qëllim që gjykimi të mos bëhet objekt kontestimi për pjesën e mbetur të sezonit.
është bërë analiza e fazës së dytë, ku janë parë edhe rastet më të diskutueshme të kampionatit. Gjithashtu janë diskutuar edhe momentet më të kontestueshme në kampionatet elitare europiane, për t’u analizuar si shembull.