E Shtunë, 31 Tetor 2026

FT Sejdiu e pesoi nga aleatet e dikurshem

Prestigjiozja britanike The Financial Times i kushton sot nje vend te rendesishem doreheqjes se Presidentit te Republikes se Kosoves Fatmir Sejdiu.

E perditshmja londineze raporton se doreheqja e detyruar e Sejdiut trondit keq koalicionin qeverises gje qe mund te shkaktoje renien e Qeverise apo ta detyroje ate te kerkoje perkrahjen e partive me te vogla. Sipas The Financial Times largimi i Presidentit kosovar mund te shtyje edhe fillimin e negociatave mes Prishtines dhe Beogradit.

Duke cituar perkrahesit e Fatmir Sejdiut ne Prishtine korrespondenti i kesaj gazete ne Ballkan thote se Sejdiut i kane rene me thike pas shpine aleatet e tij te dikurshem duke perfshire edhe zyren mbikeqyrese te udhehequr nga Bashkimi Evropian.

Gazeta citon pjesen e deklarates se doreheqjes te Sejdiut ne te cilen ai tha dje se ne baze te marreveshjes me forcat politike ne vend dhe me faktorin nderkombetar une kam besuar se mbajtja e postit te Kryetarit te LDK-se duke mos e ushtruar ate funksion... nuk perben shkelje te kesaj Kushtetute.

The Financial Times flet permbledhtas per pavaresine e Kosoves dhe historine e koalicionit mes PDK-se dhe LDK-se te udhehequr nga Thaci dhe Sejdiu dhe me pas shkruan se sipas Kushtetutes do te duhej te mbaheshin zgjedhje te reja mbas pavaresimit te vendit por te dy lideret bene marreveshje koalicioni e cila u perkrah nga Pieter Feith emisar i Unionit Evropian per hir te stabilitetit ne ate kohe.

The Financial Times thekson se te dy lideret jane ndeshur hapur kur LDK-ja e z. Sejdiu fitoi ne qytetet kryesore ne zgjedhjet komunale nentorin e kaluar. Ne fund prestigjiozja britanike pohon se partite opozitare po ashtu kane ngritur dyshime per legjitimitetin e mandatit te z. Thaci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›