FUTBOLL – Inter finalisti i parë i CL

MILANO, 6 maj /ATSH-DPA/ – Interi është finalisti i parë i Champions League pasi mundi sonte Barcelonën me rezultatin 4-3, pas kohës shtesë.
Lautaro Martinez (’21) dhe Hakan Çalhanoglu me penallti (’45+1) i dhanë lombardëve epërsinë në pjesën e parë, përpara se Eric Garcia (’54) dhe Dani Olmo (’60) të barazonin nin rezultatin për dy ekipet.
Raphinha i kaloi Blaugranat në epërsi (’87), por Francesco Acerbi u përgjigj në kohën shtesë (’90+3).
FC Barcelona dhe Inter luajtën më pas kohën shtesë.
Ishte Frattesi ai që shënoi për Interin në minutën e 99-të për t’i dhënë fitoren Interit 4-3.
Interi do të luajë në finalen e 31 majit në Mynih kundër Paris Saint-Germain ose Arsenal, të cilët përballen me njëri-tjetrin nesër në ”Parc des Princes”, në ndeshjen tjetër të dytë gjysmëfinale.
Parizianët fituan ndeshjen e parë 1-0 në Londër./ a.jor.