E Martë, 3 Nëntor 2026

FUTBOLL – PSG finalistja e dytë e CL

PARIS, 7 maj ATSH-DPA/ – Skuadra e Paris Saint-Germain (PSG) është finalistja e dytë e Champions League (CL), pasi mundi sonte Arsenalin me rezultatin 2-1, ndërkohë që edhe ndeshjen e parë në Londër e kishte fituar 1-0.

Në minutën e 27-të, pas një goditje dënimi, topi shkon te Fabian Ruiz që mposht portierin Raja i Arsenalit, pas një gjuajtjeje të fuqishme.

Në minutën e 72-të, pas një aksioni të Kvaratskhelias, topi pasohet te Hakimi, i cili me një gjuajtje të shpejtë me të djathtën dyfishon shifrat.

Para këtij goli, Raja priti penalltinë e Vitinhias, në minutën e 69-të.

Golin për Arsenalin e shënoi Saka, pas një sulmi nga krahu i majtë, në minutën e 76-të.

Ndërkohë, Interi u bë dje finalisti i parë i Champions League pasi mundi Barcelonën me rezultatin 4-3, pas kohës shtesë.

Lautaro Martinez (’21) dhe Hakan Çalhanoglu me penallti (’45+1) i dhanë lombardëve epërsinë në pjesën e parë, përpara se Eric Garcia (’54) dhe Dani Olmo (’60) të barazonin nin rezultatin për dy ekipet.

Raphinha i kaloi Blaugranat në epërsi (’87), por Francesco Acerbi u përgjigj në kohën shtesë (’90+3).

FC Barcelona dhe Inter luajtën më pas kohën shtesë.

Ishte Frattesi ai që shënoi për Interin në minutën e 99-të për t’i dhënë fitoren Interit 4-3.

Interi do të luajë në finalen e 31 majit në Mynih kundër Paris Saint-Germain./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›