FUTBOLL – Son shpall fundin e një kapitulli me Tottenhamin

SEUL, 2 gusht /ATSH-AFP/ – Fundi i një epoke me Tottenhamin, pasi sulmuesi i Koresë së Jugut dhe kapiteni i klubit, Son Heung-min njoftoi qëllimin e tij për t’u larguar këtë verë, pas 10 sezonesh dhe vetëm një trofeu.
“Para se të filloja konferencën për shtyp, doja të thoja se kam vendosur të largohem nga klubi këtë verë”, u tha ai gazetarëve në Seul, duke shtuar se Tottenham po e mbështeste në këtë përpjekje.
33-vjeçari i Koresë së Jugut, i cili u bashkua nga Bayer Leverkusen (Bundesliga) në vitin 2015, ka bërë mbi 450 paraqitje për Tottenhamin, por vetëm një trofe, Europa League.
Golashënuesi i Spurs me 173 gola nuk e ka zbuluar destinacionin e tij të ardhshëm dhe ishte shumë emocional.
“Ishte vendimi më i vështirë i karrierës sime. Kujtime kaq të pabesueshme”, tha ai përkrah Thomas Frank, trajnerit të ri të Tottenhamit, i cili po përgatitet për sezonin me një ndalesë në Korenë e Jugut.
“Kam nevojë për një mjedis të ri për të shtyrë veten përpara. Kam nevojë për pak ndryshim, pasi 10 vjet është një kohë e gjatë. Erdha në Londër fëmijë, 23 vjeç, kaq i ri. Po largohem nga ky klub si burrë, një burrë vërtet krenar”, shpjegoi Son./ /os/