FUTBOLL – Xabi Alonso trajneri i ri i Chelsea-t

LONDËR, 17 maj /ATSH-DPA/ – Emërimi i Xabi Alonso si trajner i Chelsea-t është konfirmuar me një marrëveshje katërvjeçare.
Ish-trajneri i Real Madridit do të marrë drejtimin e bluve nga 1 korriku, në atë që është roli i tij i parë si trajner në Premier League.
Callum McFarlane ka qenë në detyrë të përkohshme që nga shkarkimi i Liam Rosenior muajin e kaluar.
Chelsea humbi dje 0-1 finalen e Kupës FA ndaj Manchester City./ a.jor.