Fabio Kapelo ne 360 grade elozhe per Murinjon dhe Cezenen
Nje veshtrim ne kampionatin italian nje reflektim i Fabio Kapelos per Milanin e tij te vjeter Realin e Madridit por dhe nje koment edhe per renditjen dhe situaten ne Serine A.
SURPRIZA CEZENA - Interi ne krye te klasifikimit nuk eshte nje surprize por Cezena po - tha trajneri i Kombetares angleze. - Eshte e nevojshme per te pare se ku do te shkoje pro besoj se ne loje do te futen edhe skuadrat me me shume tituj si Roma Milan dhe Juventusi. Kapelo hodhi edhe nje te Milani i perforcuar gjate merkatos se veres me emra te medhenj si Ibrahimovici dhe Robinjo dy talente te cilet Fabio i njeh mire pasi i ka stervitur te Juventusi dhe Reali i Madridit. Jane dy lojtare qe mund te bejne diferencen ne cilesi. Ti japim kohe Alegrit per te punuar te rregulloje situaten. Nje si Ibra do tu sherbente te gjitha skuadrave.
MURINJO TE REALI - Fabio Kapelo tregoi respektin e tij te madh per Hoze Murinjon. Me te Reali i Madridit ka gjetur njeriun e duhur per tu rikthyer te fitorja dhe mund ta beje me nje kontribut te rendesishem me blerjet e reja si Khedira dhe Ozil te cilet bene nje paraqitje pozitive me Gjermanine ne Boteror. Ne futboll gjeja me e rendesishme eshte te fitosh. Reali nuk fiton prej tre vitesh dhe ka nevoje per pak kohe por Murinjo eshte nje trajner i madh. Jam i kenaqur qe Ozili dhe Khedira jane te Reali. Eshte nje hap i mire pet ta dhe do te vazhdojne te rriten. Kam qene shpesh ne Spanje dhe kam mesuar shume sidomos nga Barcelona dhe filozofia e saj.
22 Shtator 2010