Fabregas mund të largohet

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 20:02
Cesc Fabregas ka rënë në depresion, pas eliminimit të Arsenalit nga Liga e Kampionëve.
‘Topxhinjtë’ e kanë ëndërruar një rezultat pozitiv në Barcelonë, por ata u dorëzuan në pjesën e dytë, kur mbetën me një lojtar më pak, pasi nga loja u largua Robin Van Persie.
“Është njëri prej momenteve më të vështira të jetës sime”, theksoi mesfushori spanjoll, i cili ka kërkuar falje për humbjen dhe i ka marrë përgjegjësitë për eliminimin e hershëm të klubit londinez nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian i futbollit.
Sipas mediave britanike, ai mund t’i bashkohet Barcelonës nga vera.