E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook: 26.000 fansa për Beast, qenin e Mark Zuckerberg

Mark, Priscilla dhe Beast

Tiranë, 9 Mars 2011- Beast jeton në shoqërinë e Mark Zuckerberg dhe të fejuarës së tij.  Ai ka më shumë se 26.000 fansa në Facebook dhe nuk është një yll roku, një artist filmi apo një model i hijshëm: është një qen. Më saktësisht është qeni i Mark Zuckerberg, themeluesit të Facebook dhe të fejuarës së tij Priscilla Chan.

Qeni “demonstron” fotot e tij në shoqërinë e padronit, “komunikon” me fansat e tij në Facebook dhe thotë për veten e tij: “Unë jam një Puli i racës hungareze, lindur në Grants Pass, Oregon. Jetoj në Palo Alto (Kaliforni) me Mark dhe Cilla”.
Kështu i prezantohet ai përdoruesve të Facebook që vizitojnë faqen e tij. Interesat e tij janë qenushet dhe ushqimi. Ai jeton me Zuckerberg dhe të fejuarën e tij në një shtëpi me pesë dhoma gjumi, disa hapa larg nga zyrat e Facebook. Shtëpia ku jeton Zuckerberg është marrë me qira, edhe pse ai është miliarder.

a.e./NOA

Lajme të ngjashmeFacebook, lamtumirë opsionit “share” (shpërndaje)Skandal në Facebook, hakerat sulmojnë faqen e Mark Zuckerberg Studimi: Të rinjtë, i besojnë më shumë Facebook-ut se prindërveProtestat në Egjipt, babai i vë emrin djalit FacebookI bën kërkesë për miqësi një vajze në Facebook, qëllohet me thikë nga i dashuri i saj Lidhje: Beast, Facebook, fansa, Mark Zuckerberg, qeni

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›