E Diel, 1 Nëntor 2026

Facebook-u i Berishës pa censurë, Fansat komentojnë: Ti je hajdut

Të tjera rreth shkrimit Berisha: Fideli vodhi, t'i hiqet mandati TIRANE - Statusi i Kryeministrit Berisha i publikuar në Facebook mëngjesin e së enjtes, në lidhje me heqjen e mandatit të deputetit të partisë socialiste Fidel Ylli ka marrë komente të shumta nga miqtë e tij në Facebook.

Sot si rrallë herë, Facebooku i Kryeministrit ka pranuar dhe komentet negative të miqve të tij. Nuk dihet nëse më pas administratorët e faqes së Kryeministrit, do t’i bëjnë bllok këtyre fansave, siç kanë vepruar në të shumtën e rasteve. Një pjesë e mirë e komentuesve, statusi i Kryeministrit i duket propagandë dhe një falsitet.

(Statusi i sotëm i Kryeministrit Berisha në Facebook)

Sipas komentuesve Kryeministri duhet ta fillojë luftën ndaj korrupsionit nga vetja. Ata akuzojnë se familja kryeministrore po pasurohet, çdo ditë në mënyrë abuzive.

JA DISA KOMENTE NEGATIVE

Midis komentuesve ka dhe persona që nuk përqendrohen dhe i lëshojnë batuta ironike shefit të qeverisë.

Megjithëse për shumë kohë Berisha akuzoi rivalin e tij Edi Ramën, se komunikimi në Twitter, ishte jo serioz Kryeministri hapi vetë një adresë personale në Facebook.

"Do të shërbejë për të komunikuar me rininë”, u shpreh Kryeministri.

Redaksia online
(eç/kb/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›