E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajtore per skllaverim Ikea kerkon ndjese

Një prej kombanive më të mëdha në fushën e mobiljeve në botë, “Ikea”, kërkoi të premten falje për përdorimin e punës skllavëruese të të burgosurve politikë në Gjermaninë Lindore, gjatë viteve 1970-80.

Reagimi i gjigantëve suedeze erdhi pasi një studim tregoi se të burgosurit politikë u detyruan të punonin në ndërtimin e pjesëve të ndryshme të mobilieve.

”Ikea” nisi të operonte për herë të parë në tregun gjermanolindor në vitin 1970, e tërhequr nga krahu i lirë i punës në vend.

Megjithatë, studimi tregoi se drejtuesit e atëhershëm të firmës kishin dijeni për mënyrën se si prodhoheshin pjesët dhe punës në kushte çnjerëzore që i nënshtroheshin të burgosurit.

”Jemi thellësisht të keqardhur që diçka e tillë ka ndodhur. Përdorimi i të burgosurve politikë për rrjetin e prodhimi është një praktikë që bie ndesh me frymën e kompanisë sonë dhe që do të donim që të mos kishte ndodhur kurrë”, deklaroi Jeanette Skjelmose, një prej drejtueseve të kompanisë, në deklaratën ku parashtrohej ndjesa zyrtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›