E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Faktoj qe Rama drogohet, “Fiksi” manipuloi videon”

Qendrim i forte kunder mazhorances dhe kryesisht ndaj Ilir Metes, akuza per korrupsion dhe pendese per “tradhtine” qe i beri se majtes duke kaluar djathtas, pa perjashtuar qendrimin solid ndaj gjithe akuzave qe ka hedhur ndaj politikaneve shqiptare gjate tere ketyre viteve, ndonese nuk ka fshehur faktin se ka qene here-here emocional. Ne konferencen e pare per mediat qe pas publikimit te pergjimit qe i beri kryetarit te partise se tij, Ilir Metes, Dritan Prifti ka mbrojtur autenticitetin e videos. Por jo vetem kaq. Ai ka deklaruar se mund te faktoje cdo deklarate e akuze te bere nga ai deri me tani, perfshire edhe ato ndaj kryetarit te PS, Edi Rames, se e ka pare te marre droge ne zyren e bashkise dhe se shpenzon 3 mije euro ne dite, per lende narkotike. Prifti tha se mund ta provonte kete, nese do t’ia kerkonte prokuroria. "Dua t’i bej thirrje dhe zotit Berisha te vendose interesat e vendit mbi interesat e tij, per te qendruar ne pushtet me cdo kusht dhe me cdo mjet. Une kam bindjen qe Meta e kontrollon Berishen dhe i ben shantazh me 3 votat qe ka ne Parlament. Per sa i perket akuzave per Edi Ramen une i kam bere dhe publike, nuk kam degjuar te kete ndonje lloj hetimi per ato, nuk me ka thirrur kush per te dhene asnje lloj prove. Jam person i cili, te gjitha fjaleve, thenieve dhe firmave te mia jam i zoti t’i dal mbeshtetje deri ne fund. Jam habitur ne takimin me zotin Rama, sepse kam pare nje njeri teper normal, serioz dhe te angazhuar, ndryshe nga zoti Rama qe kisha njohur 10 vjet me pare",-tha Prifti. Nderkohe qe ish- mininistri i Ekonomise, nuk ka perjashtuar mundesine e bashkimit me Partine Socialiste dhe ka shfaqur pendese se u largua prej saj dikur, madje edhe nje fare pendese per ate qe kishte thene per Ramen, i cili, sipas Priftit, ka ndryshuar shume dhe nuk ishte ai, qe Prifti kishte njohur 10 vjet me pare. Ish–ministri i Ekonomise tha gjithashtu se kishte prova te tjera per te vertetuar akuzat per korrupsion ndaj Ilir Metes, por qe kesaj here kishte zgjedhur nje rruge tjeter per t’i denoncuar ato, duke i cuar ne prokurori. “Keto dite po pergatitem te shkoje serish ne prokurori, ku do denoncoj abuzimet dhe vjedhjet vetem gjate 3 muajve si minister i Ekonomise. Do te denoncoj ne prokurori dhe pasurite e tij te paligjshme, te regjistruara ne emer te personave te tjere, brenda dhe jashte Shqiperise",-tha Prifti. Nderkohe qe Prokuroria ka kerkuar eksperte te huaj per te vertetuar autenticitetin e videos, Prifti ka shfaqur pakenaqesi per kete fakt, ne nje kohe kur mbi vertetesine e permbajtjes se pergjimit jane hedhur dyshime te forta. “Loja e montazhit nga Meta behet vetem per te fituar kohe, per te blere mediat dhe drejtesine. Une mbaj pergjegjesi morale, politike dhe penale nese videoja eshte sadopak e prekur. Per fat te mire, regjistrimi tregon oren dhe sekondat dhe kur TCH e dha te plote, asnje sekonde nuk levizi. Prandaj, vete shqiptaret i shikojne sekondat ne ekran. Aty nuk mungon asnje sekonde”,- tha Prifti. Ai tha se ai do ta vazhdonte betejen e tij te denoncimit te korrupsionit, si opozitar 100 per qind, e se ne kete beteje nuk ishte i vetem. Sipas tij, justifikimi i Metes dhe i qeveritareve te tjere se videoja eshte e montuar jane nje farse. “I vetmi justifikim i Metes dhe qeveritareve te tjere eshte se videoja eshte nje montazh. Ata nuk guxojne te perballen me te verteten qe zevendeskryeministri i vendit ben afera duke ofruar 7%, ose ben anulimin e nje ankandi, ate te naftes, qe te fitoje miku i tij”, eshte shprehur Prifti. “Ka nxjerre edhe nje shenim qe une kam bere nje mero, muaj para videos. Une per shkak te hetimit nuk i bej publike datat. Nuk ka asnje jurist, nuk ka asnje shans qe ai te genjeje shqiptaret”, ka theksuar Prifti. Ish-ministri i Ekonomise ka mohuar te kete pasur presion nga Rama per ceshtjen e videos, nderkohe qe kete veprim sipas tij, e kishte bere per te denoncuar krimin, por njeheresh ka shfaqur dhe pendesen qe levizi nga opozita, per te kaluar me Berishen, duke premtuar se sa te jete ne politike do te jete vetem me elektoratin e majte. “Rama nuk ka gisht ne vendimin tim per ta publikuar videon, as ai askush nga PS nuk me ka kerkuar te publikoj videon",-tha Prifti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›