Fakulteti i gjuhëve të huaja mbështetje nga institucionet ndërkombëtare

Mësimi i gjuhëve të huaja nga studentët shqiptarë në arsimin e lartë publik do të mbështetet edhe nga institucionet ndërkombëtare, nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave mësimore. Për këtë qëllim, sot pasdite do të organizohet një konferencë ndërkombëtare mbi përmirësimin dhe sjelljen e taktikave të reja mësimore nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave të ndryshme, kulturave ndërmjet vendeve. Departamenti i Gjuhës Frënge, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, me mbështetjen e Ambasadës Franceze dhe Aleancës Franceze në Tiranë, do të zhvillojnë Konferencën Ndërkombëtare “Langues, éducation et interculturalité” (Gjuha, edukimi dhe kultura ndërkombëtare), përmes të cilës synohet sjellja e stafeve të specializuara franceze në vend për të dhënë përvojat e duhura në zhvillimin e këtij departamenti, i cili gjithnjë e më tepër ka shfaqur interesim nga studentët shqiptarë.
...