E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Falas dhe jetike”, ministrja Koçiu njoftim të rëndësishëm për vajzët 13-vjeçare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, është shprehur se mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës.

Komentet Koçiu i bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se kjo vaksinë ofrohet falas në qendrat shëndetësore.

Në postimin e saj ajo shtoi se gjatë këtij viti, janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.

Njoftimi;

Mosha 13 vjeç është mosha kur të gjitha vajzat duhet t’i nënshtrohen vaksinimit kundër HPV-së, një vaksinë që parandalon kancerin e qafës së mitrës dhe ofrohet falas në qendrat shëndetësore

Ndaj sot, së bashku me doktoreshë Besën ishim në Qendrën Shëndetësore nr. 9 ku Niki bëri vaksinën kundër HPV, si një hap i rëndësishëm për shëndetin.

Gjatë këtij viti, janë aplikuar mbi 9,344 doza vaksinash për vajzat 13-20 vjeçe, ndërsa mbulesa vaksinale për vajzat 13-vjeçare ka arritur një nivel të lartë prej 75.6%.

Vaksina është falas dhe jetike për parandalimin e kësaj sëmundjeje të rrezikshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›