E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonin datat e skandences

Policia e Tiranës bëri të ditur se arrestoi tre shtetas pasi blinin mallra të skaduara në subjekte të ndryshme private, u ndryshonin datën e skadencës dhe më pas i rishisnin ato.

Ilirian Pirra, Nefail Jaho dhe Agim Abdullahi te tre me banim ne Tirane u arrestuan ne flagrance, duke i ndryshuar datat mallrave te skaduara. Ata i magazonin ato ne nje banese private ne Bathore Kamez dhe me ane te pajisjeve te ndryshme realizonin shtyrjen ne kohe te te skadimit te mallrave te ndryshem. Sipas policise u konkludua se keto mallra konsumi si lengje frutash, çokollata, patatina, biskota etj.

Por edhe pse te rrezikshme per shendetin e konsumatoreve, gje qe cilesohet ne deklaraten e policise akuza qe u ngrit mbi ta eshte ajo e “Prodhimit te kundraligjshem te artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”,si dhe “Fallsifikim i vulave stampave ose formulareve”. Nderkohe qe ajo nuk eshte kategorizuar si nje veper penale e rende, pasi rrezikon seriozisht shendetin e konsumatoreve.

Gjithsesi policia i ka siguruar qytetaret se eshte duke punuar per mbledhjen e te gjithe ketyre mallrave nga dyqanet te cilat jane hedhur ne shitje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›