E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shitën me 400 euro, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, në “Air Albania”.

Ata kanë falsifikuar biletat për ndeshjen dhe i kanë shitur me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›