E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Berisha ne gjyqe

E gjithë familja e kryeministrit Sali Berisha, përveç bashkëshortes, gjatë ditës së premte u përfshinë në dy procese gjyqësore në thelb të cilëve ishin akuzat për shpifje.

Fillimisht në Gjykatën e Faktit në Tiranë është zhvilluar seanca e tretë gjyqësore nga ku, fëmijët e kryeministrit Shkëlzen dhe Argita Berisha i kërkojnë deputetit socialist Saimir Tahiri një dëmshpërblim prej 8 milionë lekë.

Paditësit Shkëlzen dhe Argita Berisha kanë ngritur pretendimin e shkaktimit të një dëmi moral, që konsiston në turbullimin e padrejtë të gjendjes shpirtërore të tyre, që kanë përjetuar si pasojë e faktit të paligjshëm, të deklaratave të pavërteta shpifëse dhe fyese gjatë një emisioni televiziv vitin e shkuar.

Sipas procedurave, gjykatësi Ilir Çeliku ka tentuar të kryejë pajtimin mes palëve, por kjo është refuzuar nga deputeti Tahiri.

Deputeti Saimir Tahiri tha se "në seancën e ardhshme do të argumentojë pse kryeministri dhe familja e tij janë të përfshirë në korrupsion dhe se tashmë llumi ka dalë në në sipërfaqe". Gjithashtu deputetit Tahiri ka deklaruar se 4 vjet nga Gërdeci anjë nuk është dënuar. Një vit nga 21 Janari anjë nga vrasësit nuk është dënuar. Sipas Sajmir Tahirit keto dy ngjarje të rënda dëshmojnë se pushteti ka kapur gjyqësorin duke u përdorur si një kamzhik politik.

Në një tjetër proces gjyqësor kësaj here në Gjykatën e Lartë është pushuar çështja në ngarkim të kryeministrit Berisha, i cili akuzohej për shpifje nga deputeti socialist Dashamir Peza.

Aktpadia e deputetit Peza bazohej në deklarimet e kryeministrit Berisha në një seancë parlamentare.Sipas Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, fjalimi i Berishës në parlament nuk përbën vepër penale, pavarësisht akuzave të shumta, të cilat, sipas deputetit Peza janë shpifje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›