E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e bin Ladenit dëbohet në Arabinë Saudite

TIRANE-Avokati i familjes së Osama bin Ladenit në Pakistan tha se të vejat dhe fëmijët e kryeterroristit të vrarë do të dëbohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme.

Këtë muaj, drejtësia pakistaneze ka dënuar tri të vejat e bin Ladenit – dy shtetase saudite dhe një jemenase – së bashku me dy vajza të tij me nga 45 ditë arrest shtëpiak për hyrje dhe banim të paligjshëm në Pakistan.

Ish-udhëheqësi i rrjetit terrorist, Al Kaida, është vrarë në maj të vitit të kaluar nga komandot e Shteteve të Bashkuara në Abotabad të Pakistanit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›