E Hënë, 2 Nëntor 2026

Familja elbasanase në “qiell të hapur”, pas djegies së banesës tre anëtarët kërkojnë ndihmë

Prej gati dy javësh tre pjesëtarët e familjes Karamuca në lagjen 5 maji të qytetit të Elbasanit jetojnë në qiell të hapur. Shkak është bërë defekti në bombulën e gazit, që pasditen e 3 dhjetorit do të shkrumbonte tërësisht brenda 20 minutash, banesën ku ata jetonin.

Fundviti për këtë familje është i trishtë, Karamuca shprehet mes lotësh se nuk ka asnjë mundësi për të gëzuar të birin 12 vjeçar i cili ende është i traumatizuar nga ngjarja. E pa punë për shkak se duhet të kujdeset për bashkëshortin dhe djalin e sëmurë, ajo bën apel për ndihmë.

Sipas burimeve zyrtare nga Emergjencat civile si dhe kryetari i njësisë administrative nr 6,  do të ndërhyet pasi të vlerësohet dëmi i shkaktuar duke i ofruar ndihmë familjes.

Gazetar: Enes Molla

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›