Familja mbretërore falënderon vendimin e qeverisë
Kthimi i eshtrave të Ahmet Zogut është një kërkesë e hershme e oborrit mbretëror, ndërkohë që vetëm dje kryeministri Berisha bëri të ditur vendimin e kabinetit të tij.
Princi Leka II, gjatë vizitës që zhvilloi dje në Mat në kuadër të 114-vjetorit të lindjes së Mbretit Zog, i bëri thirrje Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ministrisë së Ekonomisë, në kuadrin e rikthimit të eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, të mundësojnë rindërtimin e Mauzoleumit të familjes mbretërore.
Sipas trashëgimtarit të Mbretit Zog, varrezat janë shenjë e parë e kulturës dhe historisë së një shteti dhe dhënia me qira e varrezave mbretërore për biznese private është absurditet.